
Programi Zviceran Kulturor është një program i përbashkët ndërmjet Këshillit të Artit të Zvicrës PRO HELVETIA (Swiss Arts Council PRO HELVETIA) dhe Agjensionit Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Swiss Agency for Development and Cooperation SDC).
Programi Zviceran Kulturor beson se kultura luan një rol kyç në proçesin e ndryshimit social dhe ekonomik. Arti dhe kultura kultivojnë (promovojnë) qasje kreative dhe inovative për tu përballuar me sfidat e një shoqërie në transformim. Aktivitetet kulturore angazhojnë individ dhe komunitete në një shkëmbim të hapur të eksperiencave, rrisin mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe forcojnë shoqerinë civile.
Programi Zviceran Kulturor ofron mbështetje për partnerët lokal në Evropën Jug-lindore dhe Ukrainë që veprojnë në fushën e artit dhë kulturës. Qëllimi i programit është forcimi i institucioneve, organizatave dhe grupe individësh, të cilët kontribuojnë në shumëllojshmërinë, pamvarësinë dhe përmirsimin e jetës kulturore.
Fondacioni Zviceran për kulturë PRO HELVETIA është themeluar sipas ligjit federalo-shtetëror në vitin 1939. PRO HELVETIA i kushton vëmendje të veçantë promovimit të krijimeve artistike bashkëkohore, shkëmbimit kulturor dhe dialogut kulturor në Zvicër dhe jashtë saj.
Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC është pjesë e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. Qëllimi i saj kryesor është të mbështese shtetet e sajë partnere në proçesin e tranzicionit të tyre politik, ekonomik dhe social.
Në vitin 1999, Fondacioni Zviceran për kulturë PRO HELVETIA mori mandatin nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim -SDC për të realizuar një program kulturor në Evropën Jug-lindore dhe në Ukrainë.
Programi Zviceran për kulturë përfshinë 7 shtete: Shqiperinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Maqedoninë, Rumaninë, Serbinë dhe Malin e Zi, dhe Ukrainën. Zyrat lokale janë hapur në Tiranë, Sarajevë, Sofje, Shkup, Bukuresht, Beograd, dhe Kiev.
Drejtimi operativ strategjik kryesor i programit kryhet nga zyra qëndrore e PRO HELVETIA-s në Zyrih dhe është pjesë e departamentit për punë të jashtme. Koordinatori Rajonal i Programit është me seli në Beograd.
Programi Zvicëran për kulturë vepron në dy linja:
Aksionet e vogla janë projekte afatshkurtra, të realizuara nga organizata partnere lokalë, dhe artistë, të cilëve u akordohet mbështetje plotësuese për lehtesimin e zhvillimit dhe zbatimit të projekteve konkrete nga fusha e kulturës, në mjedis ku kemi ndryshim ekonomik dhe shoqëror.
Projektet e bashkëpunimit janë projekte afatmesme me një game më të gjërë aktivitetesh, synimesh dhe shfrytëzuesish. Këto projekte planifikohen në bashkëpunim me organizatat partnere lokale dhe synojnë të kenë një ndikim domethënës në situatën kulturore të vendeve. Asistencë teknike dhe organizative do të jepet, në rast se kërkohet. Projekte të tilla mund të planifikohen dhe të vihen në zbatim në bashkëpunim me organizata dhe ekspertë të tjerë të specializuar lokalë dhe/ose zvicëran.
Punojmë me këshill lokal i përbërë nga 4 ekspertë lokal dhe një përfaqsues i zyrës së SDC-së.Keshilli vendos për mbështetje të projkteve të vogla dhe mund të jap ide per projekte kooperuese. Projektet kooperuese identifikohen nga Zyra për Bashkëpunim me Drejtorine e programit. Vendimet për mbeshtetje te projekteve kooperuese sillen bashkerisht nga Qendra e PRO HELVETIA në Zyrih dhe SDC.
Programi Zviceran për kulturë në Maqedoni vepron në bazë te një dokumenti strategjik i quajtur "Country concept" i përpunuar me këshillin lokal dhe një rrethi të gjerë ekspertesh nga fusha e kulturës.
Ky dokument është sjellë në bazë të analizave dhe diskutimeve të bëra me ekspertët lokal të kulturës në vënd,strategjisë së përgjithshme të Programit Zviceran për kulturë, dhe i është përshtatur principeve të politikës kulturore të SDC-s në Maqedoni.
Dokumenti i definon prioritetet dhe qellimet e programit relevante per vendin ne te cilin ai realizohet, me qellim te nxitjes se llojllojshmërisë, pavarsisë dhe kualitetit të jetës kulturore.
Këmbimi i eksperiencave kulturore,interpretime dhe vepra përmes vendosjes së bashkëpunimit regjional dhe ndërkombetar për ta integruar kulturën e Maqedonisë në jeten kulturore të Evropës.
Mbështetje të aktiviteteve qëzhvillojnë Kulturat Politike, dhe projekte që nxisin bashkëpunim partneriteti mes institucioneve shtetrore, organizatave joqeverritare dhe grupeve të ndrushme.
Zhvillim kapacitetesh përmes programeve të ndryshme për trajnim rreth rritjes së kompetencave dhe pavarsisë të organizatave kulturore dhe grupeve të ndryshme gjat realizimit të projekteve.
Të gjitha këto aktivitete të programit Zviceran për kulturë në Maqedoni janë vendosur në një temë të përbashkët "Dialogje të kulturës" si platformë e hapur për komunikim dhe bashkëpunim.
Mbështetja e kërkuar është e limituar deri në CHF 20’000.-.
Projekt propozimet duhet të plotesojnë kushtet e mëposhtme:
Mbështetje nuk do të fitojnë projektet të cilat:
Për informacione të mëtutjeshme rreth procedurës dhe afateve të aplikimeve, ju lutemi kontaktoni me zyrën tonë. Formularët tona të aplikimit mundeni ti merni këtu.
PRO HELVETIA Shkup
Programi Zviceran Kulturor Maqedonia
Postal address:
c/o Embassy of Switzerland
Maksim Gorki 19
MK-1000 Skopje
Macedonia
Visiting address:
Gjuro Gjakovik str. 62/9,
Skopje
+ 389 2 311 98 16
+ 389 2 311 98 16
phskopje@mt.net.mk
phskopje@on.net.mk
PRO HELVETIA
Swiss Cultural Programme
South East Europe and Ukraine
Hirschengraben 22
CH - 8024 Zurich
www.pro-helvetia.ch (Pro Helvetia
zyra qendrore)
www.deza.admin.ch (SDC zyra qëndrore)